Seminar mbi OBT-nė dhe Marrėveshjet
e Tregtisė sė Lirė me vendet e rajonit
Data:
11-13 Shtator 2002
Vendi i zhvillimit: Zyrat e ACIT
Numri i pjesėmarrėsve: 20
Lektor: Prof. Craig VanGrasstek, Universiteti i Harvardit
Mė 16 Shtator 2002, stafi
i ACIT bėri njė pėrmbledhje tė seminarit tre-ditor
mbi OBT-nė dhe Marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė
me vendet e rajonit tė zhvilluar nė
zyrat e tij.
Tre ishin temat kryesore mbi tė cilat u diskutua:
- Tre dimensionet qė ka marrė procesi i
liberalizimit tė tregtisė qė nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore: (i)
njė reduktim i ndjeshėm i tarifave, si nė vendet e zhvilluara ashtu edhe
nė ato nė zhvillim; (ii) njė rritje e diskriminimit tregtar si rezultat i
marrėveshjeve preferenciale
rajonale dhe bilaterale tė tregtisė; dhe (iii) njė konceptim mė i
gjerė i tregtisė, qė pėrfshin jo vetėm mallrat, por edhe shėrbimet, tė
drejtat e pronėsisė intelektuale, markėn, produktet kulturore, masat qė
lidhen me investimet nė tregti, etj. Kėto hapa pėrpara drejt liberalizimit
kanė provokuar njė debat kontroversial (tė gjatė e tė vjetėr qė nga koha
kur Adam Smith prezantoi teoritė mbi arsyet e pasurisė sė kombeve) mbi
argumentet pro dhe kundra tij. Tė paktėn dy
prej kėtyre argumenteve janė mė tė njohurat:
industritė joeficiente
dhe ato infantile. Si nė rastin
e industrive ineficiente
dhe infantile mund tė argumentohet dhėnia e mbrojtjeve tė pėrkohshme e cila do ti lejonte tė mbijetonin nė kushtet e tregjeve tė hapura botėrore. Pėrgjigjet ndaj kėtyre argumentave (dhėnia e koncensioneve; masat mbrojtėse dhe asistenca direkte ndaj firmave pėr tiu pėrshtatur
kushteve tė tregut) meritojnė tė merren nė konsideratė, por kanė gjithashtu
nevojė pėr analiza tė kujdesshme nė varėsi tė kontekstit tė ēdo vendi.
- Evolucioni
i Kuadrit Institucional qė rregullon tregtinė e jashtme: GATT dhe OBT. Nga kjo pikėpamje,
u sqaruan mjaft mirė evolucioni dinamik i rezultateve tė raundit tė negociatave dhe mekanizmi i negociatave e mekanizmi i pėrforcimit tė OBT-sė. Pėrveē kuadrit tė pėrgjithshėm tė hapjes sė tregjeve pėr vendet anėtare, OBT-ja ofron gjithashtu mundėsinė qė anėtarėt tė ndėrrmarin politika zhvillimi, megjithėse me kufizime nė kohė, nė fushėn
se ku mund tė ndėrmerren si dhe nė
instrumentet me tė cilat mund tė ndėrhyhet. Mbledhja e fundit e OBT-sė Axhenda e Zhvillimit Doha- nga ana jonė vlerėsohet
si njė hap drejt trajtimit mė tė mirė
tė problemeve tė vendeve nė zhvillim nė kontekstin e globalizimit.
- Njė tjetėr karakteristikė e sistemit aktual
botėror tė tregtisė ėshtė edhe progresi nė aspektin e diskriminimit
tregtar. Ndonėse duhet tė pėrkojnė me dispozitat e OBT-sė (neni XXIV),
marrėveshjet preferenciale tė tregtisė midis vendeve dhe rajoneve kanė
efekte pozitive diskriminuese mbi tė tretėt. Debati (ende i papėrfunduar)
sillet rreth paradigmės sė marrėveshjeve rajonale tė tregtisė: Devijim
apo Krijim i Tregtisė. Njė tjetėr ēėshtje me interes nė diskutimet tona
ishte ajo e Rregullave tė Origjinės.
Megjithėse kanė tendencė tė nxisin tregtinė ndėrmjet dy vendeve (apo dy
vendeve rajonale), ato mund tė kthehen nė diskriminuese duke eleminuar
kėshtu pėrfitimet qė sjell njė marrėveshje preferenciale tregtare. Pėr
kėtė arsye, gjatė negocimit tė njė marrėveshjeje tė tregtisė sė lirė me
vendet rajonale apo BE, vėmendje i duhet kushtuar mėnyrės sesi rregullat e
origjinės do tė ndikojnė nė privilegjet e dhėna pėr aksesimin e tregut.
Hyrja nė njė union doganor me vendet e rajonit apo tė BE-sė, kėrkon
gjithashtu njė vlerėsim nė nivelin e tarifave doganore pėr ēdo artikull.
Nė rast se njė nivel i caktuar tarife ėshtė mė i lartė se niveli i
tarifave tė Unionit, atėherė ai duhet tė zbresė nė nivelin e kėtij tė
fundit dhe bazuar nė rregullat e OBT-sė, duhet ti kompensohet palės sė
tretė.
Seminari, i cili kontribuoi nė njė kuptim mė tė mirė tė forcave dhe mekanizmave
nė veprim qė vėnė nė lėvizje liberalizimin e tregtisė, rezultoi mjaft i
dobishėm.pėr stafin e ACIT.