RAPORT MBI

TRYEZĖN E RRUMBULLAKĖT ME TEMĖ “MARRĖVESHJET E TREGTISĖ SĖ LIRĖ: EKSPERIENCAT E PARA DREJT THELLIMIT TĖ INTEGRIMIT RAJONAL”

 

datėn 20 dhjetor 2002 (ora 9:30 – 12:30), ambientet e Hotel Grand, Qendra Shqiptare pėr Tregtinė Ndėrkombėtare (ACIT), organizoi njė tryezė diskutimi lidhur me marrėveshjet e tregtisė sė lirė me vendet e rajonit. Diskutimi u ndoq nga rreth 50 pjesėmarrės, pėrfaqėsues tė Parlamentit, autoritetit negociator (Sekretariati i OBT-sė dhe Integrimit pranė Ministrisė sė Ekonomisė, Ministria e Bujqėsisė dhe Ushqimit dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave), pėrfaqėsues tė shoqatave tė biznesit privat dhe firma private (kryesisht tė fushės sė bujqėsisė dhe ushqimit), analistė tė ekonomisė dhe organizatave donatore (lista e pjesėmarrėsve, bashkėlidhur). Tryeza ishte konceptuar pa prezantime formale. Autoriteteve negociatore u ishte kėrkuar tė sillnin reflektimet e tyre mbi negociatat e zhvilluara deri tani dhe ēėshtjet e konsultimeve me sektorin privat, ndėrsa pėrfaqėsues tė bizneseve ishin ftuar tė sillnin eksperiencat dhe perceptimet e tyre mbi realitetet e reja ekonomike dhe tregtare tė krijuara nga hyrja nė fuqi e marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė.

 

Ēėshtjet themelore tė trajtuara nga pjesėmarrėsit pėrfshinė si mė poshtė:

 

  1. Nga tė gjithė pjesėmarrėsit, u evidentua fakti se proceset e integrimit rajonal janė zhvillime pozitive dhe qė duhen pėrshėndetur dhe pėrkrahur. Ato do tė kontribuojnė nė pėrmirėsimin e klimės sė marrėdhėnieve politike dhe ekonomike mes vendeve si dhe do tė nxisin shkėmbimin e mallrave dhe shėrbimeve. Diskutantėt gjithashtu pėrshėndetėn dhe procesin e Asocim Stabilizimit me Bashkimin Europian, siē u raportua nga Ministri i Integrimit. Nė kėtė kuptim, disa pjesėmarrės evidentuan nevojėn qė liberalizimi i lėvizjes sė mallrave, duhet tė shoqėrohet edhe me masat qė lehtėsojnė lėvizjen e njerėzve, veēanėrisht tė biznesit privat. Njė gjė e tillė i shėrben jo vetėm gjallėrimit tė shkėmbimeve ekonomike e tregtare, por dhe reduktimit tė kostove tė transaksioneve.
  2. Ndėrsa pjesėmarrėsit nuk evidentuan ndonjė efekt domethėnės tė asimetrive tė reduktimeve tarifore deri nė liberalizimin e plotė tė regjimit tregtar me vendet e rajonit, vėshtirėsi u evidentuan nė marrėdhėniet ekonomike me Kosovėn qė burojnė nga regjimi tregtar diskriminues ndaj tregtarėve shqiptar. Regjimi tregtar i Kosovės i vendos tregtarėt shqiptar nė raporte mė tė disfavorshme se vendet e tjera tė rajonit. Pėrshpejtimi i marrėveshjeve qė lehtėsojnė dhe liberalizojnė tregtinė me rajonin e Kosovės duhet tė inkurajohet mė tej nga autoritetet e vendit.
  3. Megjithėse pėrfaqėsuesit e sektorit privat dhe biznesmenėt e ftuar nuk evidentuan ndonjė fakt qė lidhet me negocimin e produkteve tė veēanta, veēanėrisht atyre sensitive, vetė autoritetet negociatore dhe disa folės evidentuan nevojėn qė negociatat duhet tė mbėshteten mbi analiza dhe studime tė plota mbi efektet qė krijohen nga zbatimi i marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė me rajonin. Nė kėtė ēėshtje, u evidentua nevoja qė analiza tė tilla duhet tė ndėrmerren nė kontekstin e integrimit Europian, nė mėnyrė qė ‘paketa’ e liberalizimit tė jetė e studjuar dhe efektet e pritshme tė jenė tė njohura. Nė raste tė caktuara, megjithėse tė paspecifikuara, u evidentua qė janė krijuar presione nė interes tė monopoleve tė caktuara.
  4. Nė termat e pjesėmarrjes sė biznesit privat nė proceset e negociatave, procesi nė tėrėsi u vlerėsua si pozitiv. Megjithatė, disa pjesėmarrės evidentuan dy probleme: (i) sa pėrfaqėsohet realisht zėri i biznesit nga vetė shoqatat dhe Dhomat e Tregtisė; dhe (ii) koha qė i lihet nė dispozicion sektorit privat pėr tė dhėnė mendime pėr marrėveshjet ėshtė mjaft e kufizuar. Disa pjesėmarrės theksuan se koha prej 2-3 ditėsh ėshtė krejt e pamjaftueshme pėr tė dhėnė njė reagim tė studjuar, aq mė tepėr e parė nė kontekstin e mungesės sė ekspertizės nė kėto shoqata. Problemi i parė mbetet pėrgjegjėsi e vetė biznesit privat, organizimit mė tė mirė tė tij sipas grupeve tė interesave dhe pėrfaqėsimit tė tij nė institucionet e politikėbėrjes.
  5. Fleksibiliteti i marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė lidhur me rinegocimin e regjimit tregtar pėr produkte tė veēanta, u vu nė dukje nga diskutantėt. Rinegocimi kėrkon studime tė hollėsishme dhe ofrimin e informacioneve tė detajuara nga ana e biznesit privat, nė nivel firme. Po nė kėtė ēėshtje, edhe masat mbrojtėse qė mund tė ndėrmerren, tė lejuara edhe nga Organizata Botėrore e Tregtisė, mund tė fillohen me iniciativė tė vetė biznesit privat. Procedurat e adoptimit tė masave mbrojtėse janė tė specifikuara dhe nuk mund tė vendosen nė mėnyrė tė njėanėshme dhe pa justifikime tė argumentuara. Diskutantėt reflektuan nė faktin se rritja e tarifės doganore pėr birrėn, p.sh., ėshtė bėrė duke shkelur nenin 4 tė marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė (ku thuhet se me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes, nuk lejohet asnjė ngritje e normės sė tarifave doganore). Njė fakt i tillė ėshtė shqetėsues pasi (i) ėshtė bėrė pa paraqitur argumente tė nevojshme pėr dėmtimin e industrisė sė prodhimit tė birrės nė vend, dhe (ii) palėt e tjera kontraktuese mund tė ndėrmarrin masa ndėshkimore, duke bėrė qė kėto marrėveshje tė zhvlerėsohen nė praktikė. Nė pėrfundim, pjesėmarrėsit evidentuan se megjithėse fleksibiliteti i marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė dhe OBT-sė krijojnė hapsira pėr tė lehtėsuar proceset e axhustimeve strukturore tė sektorėve/produkteve tė veēanta, zbatimi me rigorozitet i detyrimeve tė marra pėrsipėr ėshtė shenjė e seriozitetit tė pėrmbushjes sė angazhimeve tė ndėrmarra nga autoritetet e vendit.
  6. Njė ēėshtje tjetėr e trajtuar nga diskutimet ishte dhe politika e taksave dhe efektet nxitėse nė eksporte. Diskutant tė sektorit tė eksportit, evidentuan se rimbursimi i TVSH-sė pėr to mbetet me rėndėsi esenciale. Megjithėse nė legjislacion theksohet se rimbursimi duhet tė kryhet brenda 30 ditėve, nė fakt ky afat nuk respektohet asnjėherė (duke shkuar madje dhe mbi 6 muaj). Kjo krijon vėshtirėsi tė likuiditetit tė tyre dhe pamundėsisė sė nxjerrjes sė pėrfitimeve qė krijojnė marrėveshjet e tregtisė sė lirė pėr rritjen e eksporteve. Praktikat e vendeve tė tjera sic u theksuan nga njė diskutant, bėjnė qė rimbursimi TVSH-sė tė realizohet brenda 15 ditėsh. Marrja e masave nga ana e autoriteteve zyrtare janė tė tepėr tė nevojshme pėr tė lejuar biznesin tė operojė nė mėnyrė agresive nė treg. Nė kėtė temė, u trajtua dhe rėndėsia qė marrin politikat e taksave ndaj biznesit. Politikat ekonomike duhet tė synojnė nė mbajtjen mė mirė parasysh tė interesave tė biznesit nė kushtet e hapjes tregtare dhe pamundėsisė sė operimit me tarifat doganore. Po nė kėtė vėshtrim, duhet tė shihen dhe (a)simetritė e regjimit tė taksave dhe tatimeve midis vendeve tė pėrfshira nė zonėn e lirė tregtare.
  7. Nėnshkrimi i marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė theksuan diskutantėt vendos njė axhendė tė rėndėsishme si pėr biznesin privat ashtu dhe pėr autoritetet shtetėrore. Biznesi privat ėshtė  e nevojshme qė tė krijojė njė mentalitet tė ri pėr dimensionet e tregut, pėr tė parė pėrtej kufijve kombėtar. Njė gjė e tillė kėrkon natyrisht qė produktet duhet tė gėzojnė njė standard mė tė avancuar tė cilėsisė dhe rregullave qė lidhen me tregtimin e tyre. Nė kėtė drejtim, ėshtė e nevojshme qė tė ndihmojnė edhe strukturat shtetėrore, sė pari duke informuar plotėsisht, nė kohė dhe sa mė gjerėsisht sektorin privat. Diskutimet evidentuan se pak ėshtė bėrė nė kėtė drejtim. Informacioni vazhdon tė mbetet nėpėr zyrat e shtetit, madje dhe duke u keqpėrdorur. Puna e institucioneve shtetėrore duhet tė shkojė mė tej nė ndihmesėn pėr njė njohje mė tė plotė tė standardeve dhe rregullave tė reja nga ana e biznesit.
  8. Diskutantėt evidentuan nevojėn e pėrmirėsimit tė punės sė autoriteteve doganore qė janė me rėndėsi kritike nė procesin e zbatimit tė marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė. Lėshimi i certifikatave tė origjinės sė mallit dhe verifikimi i tyre kėrkojnė rritjen dhe institucionalizimin e bashkėpunimit mes autoriteteve doganore tė vendeve pjesėmarrės dhe pėrmirėsime cilėsore nė standardet menaxhimit, kompjuterizimit dhe softeve qė janė tė nevojshme nė procesin e monitorimit. Vetė autoritetet doganore theksuan se kanė vendosur bashkėpunim me autoritetet e vendeve tė tjera por se ky proces ėshtė e nevojshme tė thellohet mė tej.

 

 

Tė gjithė pjesėmarrėsit vlerėsuan organizimin e kėtij aktiviteti si mjaft tė dobishėm si dhe pėrpjekjet e ACIT pėr tė ulur nė tryzėn e diskutimit tė gjithė grupet e interesit. Diskutantėt sugjeruan njė pėrfshirje mė tė madhe tė ACIT, veēanėrisht nė ēėshtjet me karakter studimor, si (i) studimi mė i thelluar i efekteve tė marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė dhe integrimit europian, (ii) studimin e perceptimeve tė sektorit privat mbi realitetet e reja ekonomike dhe tregtare tė krijuara, (iii) lehtėsimin e pjesėmarrjes sė sektorit privat nė hartimin e politikave tregtare, (iv) lehtėsimin dhe nxitjen mė tej tė dialogut midis strukturave shterėrore dhe sektorit privat nė cėshtjet e politikave tregtare, (v) asistencė mė tė gjerė nė funksion tė nevojave tė sektorit privat, etj.

Nė kėtė tryezė ACIT kishte pėrgatitur njė material prej rreth 30 faqesh, me informacione shpjeguese mbi tekstet dhe kuptimin e marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė dhe anekset me listat e mallrave qė pėrfshihen nė marrėveshje si dhe informacione statistikore mbi import-eksportin  e mallrave sensitive me disa nga vendet e rajonit. Materiali u gjykua si mjaft i dobishėm dhe me vlera konkrete. Mendojmė se ai do tė pasurohet nė tė ardhmen me informacione dhe pėr vende tė tjera dhe tė jetė edhe mė i hollėsishėm nė tematikėn e vet.