ACIT Qendra Shqiptare pėr Tregtinė
Ndėrkombėtare, njė program i pėrbashkėt i USAID
dhe ISB, u krijua nė vitin 2002.
Objektivi i saj ėshtė
pėrmirėsimi i politikave tregtare nė Shqipėri, si
instrumente tė fuqishme qė stimulojnė rritjen
ekonomike dhe zhvillimin, si dhe rritjen e
pėrfitimeve tė shoqėrisė dhe qytetarėve nga
oportunitetet e krijuara nga liberalizimi dhe
integrimi tregtar.
Pėr tė pėrmbushur kėtė mision, ACIT ka zhvilluar
njė program tė bazuar nė pesė shtylla kryesore.
ACIT funksionon si:
- Qendėr studimesh dhe kėrkimesh mbi
tregtinė ndėrkombėtare dhe politikat
tregtare;
- Forum i dialogut midis grupeve tė interesit,
me synim pėrmirėsimin e formulimit tė
politikave tregtare dhe nxitjen e njė debati
publik tė informuar;
- Qendėr burimore, e cila mundėson aksesin e
drejtpėrdrejtė nė informacionin e pėrpunuar
mbi tregtinė ndėrkombėtare tė Shqipėrisė
dhe vendeve tė tjera;
- Qendėr e ndėrtimit tė kapaciteteve nė
politikat e tregtisė ndėrkombėtare;
- Qendėr promovuese e konkurrueshmėrisė sė
ekonomisė dhe produkteve shqiptare.
Qëllimi i punës së ACIT është përmirësimi i
performancës së ekonomisë, stimulimi i
eksporteve, investimeve, rritja e punësimit dhe
mirëqenies në Shqipëri.
Qė prej krijimit të tij, ACIT luan njė rol tė
rėndėsishėm, veēanėrisht si qendėr e
informacionit tregtar dhe kėrkimit profesional nė
fushėn e politikave tregtare. ACIT mbështet proceset e vendimmarrjes dhe
marketingut duke i siguruar aktorëve të interesuar
informacion të saktë dhe njohuri mbi kushtet,
oportunitetet dhe rreziqet e lidhura me çështjet e
tregtisë ndërkombëtare, si dhe nëpërmjet
analizave të paanshme të prirjeve dhe problemeve
lidhur me tregtinë ndërkombëtare shqiptare,
implementimin e angazhimeve në kuadrin e OBTsë,
MTL-ve me vendet e rajonit dhe MSA-së me BE-në,
konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe firmave
shqiptare, etj.
Duke filluar nga viti 2003, ACIT mbështet nga afër kompanitë që operojnë në industrinë e lëkurë/këpucëve me synim rritjen e konkurueshmërisë së kësaj industrie duke përmirësuar klimën e politikave të zhvillimit në këtë sektor dhe duke forcuar aftësitë manaxheriale, financiare dhe të marketingut të këtyre kompanive.
Faqja kryesore e ACIT në internet - www.acit-al.org vizitohet rregullisht nga përdorues të shumtë brenda dhe jashtë vendit që prej vitit 2002. Ndërkohë, në vitin 2005 dy website të reja janë vënë në dispozicion të publikut www.ftdb.acit-al.info dhe www.albamis.com.
|